Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjakosja e Tedi CARËS, shoku i skuadrës e katranos para derbit: Njësoj si atij çunit të Tironës...

Shkruar nga NEWSPORT
Gjakosja e Tedi CARËS, shoku i skuadrës e katranos para derbit:

Andi Hadroj foli pas 45 minutave të para në Kukës. Partizani e mbylli në avantazh të një goli, mirëpo shënuesi Tedi Cara u detyrua të linte fushën i dëmtuar.

Tifozët e Kukësit e çanë në fytyrë me shishe. Për këtë episod të shëmtuar foli edhe lojtari i kuq, Andi Hadroj i cili preku dhe momentin e frikshëm të goditjes së futbollistit të Tiranës, Klevit Qefalisë.

“Këtu në Kukës nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ishte diçka e keqe. Të jep ndjesi negative dhe nuk e ke mendjen më te loja. Nuk duhet të ndodhin. Njësoj si atij çunit të Tironës. (Klevi Qefalisë).

Pjesa e dytë? Duhet të jemi më agresivë dhe të përpiqemi të shkojmë përpara”, tha shkurtimisht ai duke ndezur në këtë mënyrë derbin e javës së gjashtë të kryeqytetit. Padyshim që në fushë mund të jenë rivalë, mirëpo jashtë saj respekti dhe minimalisht emrat mbahen mend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga