Bekim Balaj është gjakftohti i Vllaznisë para portës. Nga pika e bardhë ka goditur 7 penallti, duke i realizuar të gjitha në Superiore. Duke shtuar 5 golat e tjerë, vërehet se sulmuesi shkodran është lojtar kyç për Vllazninë e vendit të tretë.
Vetë klubi kuqeblu e ka ndarë saktësinë e sulmuesit para portës, përmes rrjeteve sociale. Balaj kryeson renditjen e golashënuesve me 12 gola dhe forma e tij bën që te Vllaznia të presin më tepër në vazhdimësi.
Golin e fundit Bekim Balaj e shënoi pikërisht me penallti, kundër Partizanit. Gol vendimtar që barazoi sfidën 1 me 1 në “Loro Boriçi” dhe mbajti kuqeblutë 3 pikë prapa Partizanit.
[caption id="attachment_721599" align="alignnone" width="300"] Bekim Balaj[/caption]