
Oliver Giroud ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të UEFA-s. Francezi ka treguar eksperiencen e tij kur ishte te Chelsea, ku nuk kishte minuta mjaftueshëm dhe e bëri lojtarin të mendonte largimin. Asokohe ishte shum pranë nënshkrimit me zikaltrit por sipas 36-vjeçarit Zoti donte që ai të zgjidhte kuqezinjtë.
Ndër të tjera sulmuesi shton se është i kënaqur me rezultatet e marra deri tani. Për sa i përket të ardhmes Giroud shton se qëllimi i tij është të jetë sa më gjatë në fushen e lojës.
"Unë nuk luajta te Chelsea dhe isha afër Interit në 2020, por më pas Zoti donte që unë të zgjidhja kuqezinjtë. Jam i kënaqur me rezultatet e marra deri tani. E kam ndjekur Milanin që i ri dhe veçanërisht kur luante Shevchenko.
E ardhmja? Qëllimi është të jem sa më shumë në fushë. Ndihem mirë fizikisht dhe me një mënyrë jetese të shëndetshme kam pak dëmtime. E dua futbollin dhe e di sa shumë do të më mungojë kur ta mbyll. Pyet Ibrahimoviçin se çfarë mendon, ai është i njëjti për të: ai e do futbollin dhe e shtyn veten në maksimum. Të qëndrosh në krye edhe nëse trupi po përparon është e gjitha çështje pasioni, mentaliteti, profesionalizmi dhe vendosmëria", ka thënë sulmuesi.