
Një nga sulmuesit më të famshëm të momentit është Timo Werner, I cili vëzhgohet nga dy skuadra të rëndësishme të serisë A. Inter dhe Juventus nuk kanë lënë pa vënë re performancën e qendër sumuesit të Leipzig, I cili para pezullimit të futbollit shënoi 27 gola me 35 paraqitje sezonale. Me siguri kjo do ta bëjë atë një nga lojtarët më të kërkuar të sezonit të ardhshëm. Në veçanti, në Itali Inter po e monitoron situatën duke parë paqartësitë dhe pasiguritë që lidhen me Lautaro Martinez.
Në lidhje me situatëne e Leipzig, eskperti I merkatos, Gianluca Di Marzio nënvizoi një pikë të rëndësishme që me siguri ai do ta lërë klubin gjerman. Agjentët e tij po përpiqen të bëjnë zgjedhjen më të mirë për të. Mund të kontaktohet Inter që e mendon sidomos nëse kryehet transferta e Lautaros në Barcelonë. Megjithatë, në Itali, sfida mund të qëndrojë me Juventus, skuadra tjetër e serisë A që I ka vënë syrin gjermanit të lindur në 1996.