Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gëzim Krasniqit nuk i ndahet zemra nga Erzeni, ish-kapiteni i drejtohet shijakasve: Gjeni forcën e grupit, kualiteti është i lartë

Shkruar nga NEWSPORT
Gëzim Krasniqit nuk i ndahet zemra nga Erzeni, ish-kapiteni i drejtohet

Gëzim Krasniqi ishte kapiteni i Erzenit sezonin e shkuar duke udhëhequr shijakasit drejt një sezoni fantastik e në fund arritën të mbijetonin për një tjetër sezon në Superiore. Tani ai është larguar dhe luan me Bylisin, por zemra nuk i ndahet nga Shijaku ku u prit mjaft mirë nga tifozët.

Me një koment në Instagram ai uron rikthimin e Xhelil Asanit, ndërsa i drejtohet djemve të ekipit me një fjalim prej kapiteni.

“Xhelil Asani forcë e shtuar për Erzenin. Fjala që doja të shtoja për çunat dhe skuadrën, për ato që janë pjesë nga vjet e dinë se çfarë i mungon skuadrës: Forca e grupit që kishim vjet kur isha edhe unë pjesë.

Kualiteti është më i lartë se sezonin e kaluar, por kur s’mjafton kualiteti, djemtë duhet të bashkohen dhe të forcojnë grupin me harmoni, dëshirë dhe unitet. Presidenti pret më shumë dhe meriton më shumë”, shkruan Krasniqi.

Poll

Lexo gjithashtu