Gëzim Krasniqi është një prej lojtarëve kryesorë të Bylisit në këtë sezon. Mbrojtësi u largua nga Erzeni, teksa tashmë do të ketë për mision të ndihmojë ballshiotët në Kategorinë e Parë që të sigurojnë ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm.
33-vjeçari po mendon edhe për karrierën e tij pasi të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kavajasi tashmë është bërë drejtor sportiv dhe do të jetë i gatshëm të marrë këtë rol.
Ka qenë vetë mbrojtësi që e ka bërë të ditur diçka të tillë, teksa në foton e postuar në rrjetet sociale shihej me diplomën në duar të dhënë nga FSHF-ja pasi lojtari ka kryer kursin për drejtor sportiv.
Kujtojmë se Krasniqi ka luajtur në Shqipëri edhe me Egnatian, Kukësin, Partizanin, Flamurtarin dhe Besën e Kavajës.
[caption id="attachment_709003" align="alignnone" width="1274"] Postimi i Gezim Krasniqit[/caption]