Trajneri Gentjan Mezani dhe Gjilani po kalojnë një moment shumë të vështirë në kampionat. Pas 13 ndeshjes ka marrë vetëm 4 fitore dhe 2 barazime. Ndërsa në 7 sfidat e tjera është mposhtur.
Edhe në ndeshjen që Gjilani luajti sot përballë Malishevës në transfertë, të besuarit e Mezanit janë mposhtur me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Hazrollaj në minutën e 84’ të sfidës me anë të një 11-metërshi.
Me këtë humbje Gjilani renditen në vendin e 7-ë me vetëm 14 pikë pas 13 javësh, ndërsa Malisheva ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë të grumbulluara.
Poll