
Gentian Muça do të jetë në fushë në startin e sezonit të ri. Qendërmbrojtësi kryeqytetas e ka shlyer gjysmën e dënimit që iu dha nga Komisioni i Apelit në datë 1 qershor. Ishte llogaritur që 29-vjeçari nuk do të ishte në sfidën e parë kundër Teutës, por burime pranë klubit bëjnë me dije që Muçës i është llogaritur edhe ndeshja pas Partizanit, me Flamurtarin si pjesë e dënimit. Disiplina u mblodh me 10 maj dhe kjo ka bërë që Muçës t'i llogaritet ndeshja me vlonjatët. Tashmë qendërmbrojtësit shtatlartë nuk i mbetët gjë tjetër, veçse të paguajë paratë për tre ndeshjet e mbetura, në mënyrë që të jetë në fushë të mërkurën kundër Teutës. Në këtë mënyrë trajneri Daja është më i qetë pasi i përket prapavijës, pasi 29-vjeçari është një pikë kyçe për mbrojtjen bardheblu.