Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gentian Mezani e thotë troç: Me këta lojtarë jemi të rënë nga kategoria, drejtuesve ua kam bërë të qartë

Shkruar nga NEWSPORT
Gentian Mezani e thotë troç: Me këta lojtarë jemi të

Trajneri i Luftëtarit, Gentian Mezani pas humbjes 1-5 me Kastriotin në shtëpi është shprehur se ai nuk ka cilësi në skuadër dhe ka folur me drejtuesit, duke u thënë se duhen afrime të reja, ndryshe nuk kanë skuadër për Superiore.

"Nuk kam fjalë, komplimente kundështarit. E ka merituar deri në minutën e fundit këtë fitore, sepse sulmuan deri në fund. Ne nuk kishim dëshirën e duhur, nuk i kemi cilësitë e duhura në fushën e lojës, por edhe gabimet inviduale bëjnë të vetën. Nuk i pashë sot problemet e skuadrës, kam folur me drejtuesit dhe u kam thënë se nuk kemi skuadër për në Superligë. Sot u pa, e shoh shumë të vështirë, sepse kushdo që vjen është shumë cilësorë, ne i kishim dhe nuk dinim t'i mbanim dhe jemi në këtë gjendje. Unë mendoj se humbja në shtëpi ndaj një kundërshtari direkt rëndon shumë. Unë nuk kam lojtarë, më duheshin lojtarë para këtë ndeshje. Unë e shikoj shumë të vështirë situatën. Lojtarët e rinj e kanë të vështirë të ingranohen me skuadrën. Unë nuk kam ardhur për të rrëzuar Luftëtarin nga kategoria, më vjen keq për këtë, më vjen keq për tifozërinë. Nuk e nënvlerësuam aspak Kastriotin, por kjo është forca jonë dhe për këtë më besoni. Me këta lojtarë që kemi ne jemi të rënë nga kategoria. Uroj që të përmirësohet situata në vazhdim. Unë do jap maksimumin tim deri në fund dhe më pas do ia lëmë kohës. Nuk mendoj që meriton të jetë në këtë gjendje që është momentalisht. Unë do bëj më të mirën me këta lojtarë që kam, por e shoh shumë të vështirë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga