Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Gazetari i Top Channel bëhet nostalgjik për të shkuarën si futbollist: Dëshira dhe pasioni na mbajtën gjallë

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari i Top Channel bëhet nostalgjik për të shkuarën si

Marin Mema ka postuar një status në llogarinë e tij në facebook, ku bëhet nostalgjik për të shkuarën. Gazetari i njohur e ka nisur karrierën si futbollist, por më pas vendosi t'i futej botës së gazetarisë. Mes nostalgjisë dhe emocionesh, Mema shkruante:

"Një nga seleksionet e kombëtares shqiptare të moshave në vitin e mbrapshtë 1997. (Unë në rreshtin e dytë, i treti duke filluar nga e djathta) Mes nesh Ervin Bulku, Alikaj e shumë të tjerë që e vazhduan karrierën si lojtarë të suksesshëm. Dëmtimi i atëhershëm nuk do të bënte të harroheshin këto kujtime të para 20 viteve.

Nuk kishim kushte, por ama dëshira dhe pasioni na mbajtën gjallë këtë pasion të madh!! E kështu do të doja t'i shikoja shumicën e të rinjve sot! Është bukur të jesh mes shokësh duke ndjekur objektiva që të mbajnë larg telasheve e problemeve! Nuk ka rëndësi nëse bëhesh sportist profesionist, por ka rëndësi të kuptosh se jeta vlen më shumë se sa konfliktet, përplasjet e debatet e momentit! Jeta vlen shumë më shumë!", shkruhej në facebook-un e Memës.

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga