Romelu Lukaku nuk është në një formë të mirë dhe kjo për shumë shkaqe, njëri prej tyre është dhe fakti që, ai ka qenë i dëmtuar. Sulmuesi i Manchester United, ka plot 11 ndeshje pa shënuar në "Old Trafford". Goli i tij i fundit është shënuar më 11 mars, në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi kundër Crystal Palace.
Gazeta angleze"The Sun", nxjerr disa fakte interesante lidhur me Lukakun, ku deklaron se 92 milionë foshnje kanë ardhur në jetë që nga koha kur belgu ka shënuar golin e fundit për ekipin në shtëpi. Mund të jenë shifra për të qeshur, por tifozët e Manchesterit të cilët shohin ekipin të vuajë në sulm nuk po e marrin me sportivitet.
Poll
