Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Gati transferimi në SHBA, sulmuesi i jep lamtumirën Milanit në verë

Shkruar nga NEWSPORT
Gati transferimi në SHBA, sulmuesi i jep lamtumirën Milanit në

Akoma nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e Olivier Giroud. Sulmuesi francez ka kontratë me Milanin deri në fund të qershorit të këtij viti, teksa ofertat për të nuk mungojnë. Ekipet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar lëvizjet për të siguruar shërbimet e bomberit.

Sipas asaj që shkruan “The Athletic”, Giroud ka ofertë serioze nga Los Angeles FC. Klubi i njohur amerikan thuhet se është në faza të avancuara bisedimesh me Olivier Giroud.  Ky i fundit mesa duket ka dhënë “OK” e tij për një kalim në Major League Soçer, aty ku do të bashkohej pikërisht me ekipin e Los Angeles.

Në Amerikë janë edhe disa skuadra të tjera që duan Giroud në ekip, por Los Angeles është në “Pole Position”. Bisedimet kanë nisur javën e fundit dhe gjithçka po shkon mjaft mirë.

Kujtojmë se në rast se sulmuesi 37-vjeçar do të vendoste të transferohej te Los Angeles, aty do të gjente edhe një legjende të futbollit dhe bashkëkombasin e tij, portierin Hugo Lloris.

Giroud ka qenë një nga pikat kyçe të Milanit në këtë sezon futbollistik. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, bomberi francez ka gjetur 14 herë rrugën e rrjetës në këtë sezon, ku 12 gola i ka shënuar në Serie A, 1 në Europa League dhe 1 në Champions League. Gjithashtu, Giroud ka asistuar në 9 gola të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga