
Ndaj tenistes, Maria Sharapova u vendos fillimisht për një largim nga të gjitha turnetë për dy vjet, më pas dënimi u ul në 15-të muaj. 29-vjeçarja pret t'u rikthehet turneve në muajin prill.
Ky lajm është zyrtarizuar nga Porsche, që është njëkohësisht dhe sponsori i tenistes, duke thënë se tenistja do të jetë e pranishme në turneun e radhës që do të zhvillohet në muajin prill në Shtutgart.
Turneu në Shtutgart është një nga turnetë e mi të preferuar dhe unë jam duke kërkuar rifitimin e dashurisë së tifozëve të mi, për të marrë përsëri për të bërë atë që unë dua", mësohet të ketë thënë Sharapova.
Dënimi i tenistes përfundon në datën 26-të prill, gjatë kësaj periudhe, tenistja ruse ka pasur mundësinë të ndjekë një diplomë masteri në biznes në universitetin e famshëm amerikan të Harvardit.