Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Gati për të veshur Kuq e Zi stadiumin, zbuloni numrin e biletave të shitura

Shkruar nga NEWSPORT
Gati për të veshur Kuq e Zi stadiumin, zbuloni numrin e biletave

Shqipëria luan sot kundër Kilit në një ndeshje miqësore, e cila do të zhvillohet në orën 20:45 në Parma. Një atmosferë e ngrohtë dhe emocionuese pritet mbrëmjen e sotme. Trajneri Sylvinho ka punuar me skuadrën dhe të gjithë lojtarët janë gati për të dalë në fushë. Ata kanë bërë përgatitjet e fudnit dhe janë të vendosur të japin maksimumin për Kombëtaren.

Por emocionet nuk ndalen vetëm te lojtarët. Tifozët shqiptarë janë të gatshëm të mbështesin ekipin e tyre me zemër. 13 mijë bileta janë shitur deri dje dhe shumë të tjerë do të blejnë biletat e tyre para ndeshjes, direkt në hyrjen e stadiumit.

Stadiumi do të vishet edhe një herë tjetër me ngjyrat kuqezi, duke krijuar një spektakël të vërtetë dhe duke rikthyer kujtimet e ndeshjeve kualifikuese. Në këtë atmosferë, çdo gol, çdo aksion dhe çdo moment do të jetë i rëndësishëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga