“Gati për betejë!”, Egnatia sfidon armenët me Albano Aleksin
Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia do të presë nesër në shtëpi Ararat-Armeninë për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues në Conference League. Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ në orën 20:00.
Në përballjen e parë në Armeni, rrogozhinasit arritën të merrnin një barazim falë golit të Raphael Dwamena në minutën e fundit të takimit. Nesër do të tentohet fitorja për kualifikimin historik në debutimin e tyre europian.
Me një postim në rrjete sociale, Egnatia ka zbuluar axhendën e nesërme teksa në foton kryesore shfaq Albano Aleksi me diçiturën: Gati për betejë! Mesfushori erdhi nga skuadra e Tiranës si një përforcim mjaft cilësor që pritet të ndihmojë shumë skuadrën e Tetovës.