
Gardiani i madrilenëve ka folur në konferëncën për shtyp para Superkupës së Spanjës. Në gjysëmfinalen të cilën do ta zhvillojnë kundër Valencias, Courtois është pyetur mbi transferimin e Ronaldos në Arabi.
Portieri i kombëtares belge ka arysetuar duke shikuar me shumë optimizëm lëvizjen e tij: “Kjo tregon se ata duan të përmirësohen në sport. Mund ta shohim në elementë të ndryshëm. Ata mundën Argjentinën në Kupën e Botë. Cristiano zgjodhi për të luajtur në Arabi. Është vendimi i tij, por tregon se Arabia Saudite dëshiron të përmirësohet. E morën për të fituar kampionatin”.
Poll