
Presidenti i Federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka ka uruar Teutën për fitimin e titullit kampion.
Numri një i futbollit shqiptar ishte i pranishëm në stadiumin "Niko Dovana" për të ndjekur nga afër sfidën, Teuta-Apolonia e cila u mbyll me fitoren 6-1 për durrsakët që fituan edhe titullin kampion.
Përmes një postimi, Duka i ka shprehur urimet Teutës dhe thekson se pas festës është koha për të nisur nga puna në mënyrë që të bëhet një paraqitje pozitive në Europë.
Postimi i Armando Dukës:
Urime Teuta!
Të dashur miq, dua ti përcjell urimet e mia më të mira KF Teutës për titullin Kampion të Shqipërisë, në fund të një sezoni emocionues dhe plot rivalitet.
Sot meritojnë të festojnë të gjithë: futbollistë, staf, drejtues, tifozë dursak kudo ndodhen.
Një urim i veçantë shkon për Presidentin Hasanbelliu, arkitektin dhe investitorin e kësaj skuadre.
Pas festës është koha për t'ju rikthyer punës, për të bërë një përfaqësim të mirë në garat Europiane.