
Merkatoja e Kamzës mbyllet me afrimin e një mesfushori të talentuar, vetëm 18-vjeç nga Gana.
Bëhet fjalë për Erik Asere, i cili ka nënshkruar për 4 muaj me ekipin që kryeson Grupin A të Kategorisë së Parë.
Asere konsiderohet si një talent i padiskutuar dhe që do të jetë një element mjaft i vlefshëm për trajnerin Bledar Devolli.
Kamza po bëhet gati për të nisur pjesën e dytë të sezonit dhe nga të gjithë në kampin e ekipit kryesues pritet që të përsëritet faza e parë e kampionatit, ku skuadra e Devollit e mbylli në vend të parë në Grupin A.
Poll