Ardon Jashari me origjinw nga Maqedonia e Veriut aktualisht luan me skuadrën e Luzern në kampionatin zvicerian. Performanca e tij e mirë ka bërë që shumë klube të mëdha të shfaqin interes për shërbimet e tij. Mesfushori është aktivizuar në 33 ndeshje me skuadrën e tij në kapionat, duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar 4 herë.
Luzern e mbylli në vendin e 4-të në kampionat dhe mesfushori që luan me kombëtaren U21 të Zvicrës ka qenë një aset i vyer për skuadrën e tij. Kjo gjë ka bërë që Porto, Atalanta dhe RB Leipzig të vihen në ndjekje të 20 vjeçarit. Pritet me interes se cila do të jetë e ardhmja e futbollisti.
Kujtojmë që Jashari ishte pjesë e kombëtares zviceriane në kupën e botës që u zhvillua në Katar.