Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ish-futbollisti i Superiores tërheq karvanin e Tiranës, Kastriotit dhe dy ekipeve malazeze

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-futbollisti i Superiores tërheq karvanin e Tiranës, Kastriotit dhe

Ngjitja në Superiore i shtyn shumë ekipe të rindërtojnë bazën për të kompletuar objektivat e larta. Këto ditë Tirana është vënë në gjurmët e mesfushorit malazez Marko Cetkovic.

31-vjeaçari është një fytyrë e njohur për Ligën Superiore duke veshur fanellat e Partizanit dhe Laçit. Por organizatori i lojës së Mladost Podgorica ka tëhequr pas vetes dhe dy klube të tjera nga vendi fqinj: Buducnostin dhe Sutjeskën. Ndërsa në Shqipëri Kastrioti ka shprehur dëshirën për ta sjellë Cetkovicin në Krujë. Mes një gare kaq të ngjeshur, lojtari duhet të pranojë ofertën më joshëse dhe në një pikë të tillë të gjitha palët janë gati të ofrojnë më tepër për malazezin.

Por i pyetur nëse e mendon Tiranën si klubin e ri, Cetkovic ka dhënë shenja pëlqimi ndaj bardhebluve duke deklaruar se e shkuara e tij te Partizani nuk e shqetëson aspak dhe se njihet mirë me disa prej futbillstëve bardheblu.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu