Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Futbollisti i kombëtares lë pas dëmtimin, nesër titullar me ekipin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Futbollisti i kombëtares lë pas dëmtimin, nesër titullar me

Ardian Ismajli pësoi një dëmtim para dy muajve me kombëtaren shqiptare duke ndërprerë periudhën pozitive që po kalonte lojtari. Mungesa e tij vihej re edhe te Empoli që prej javësh shfaqte probleme në mbrojtje. Ismajli u kthye në fushë javën e kaluar në humbjen me Atalantën ku u fut në lojë si zëvëndësues në minutën e 55’.

Ditën e nesërme, Empoli pret Sassuolon në “Carlo Castellani” në orën 15:00 për javën e 13 të Serie A. Mbrojtësi kuqezi pritet të rikthehet në pozitën e titullarit, aty ku ishte projektuar që në fillim të sezonit, dhe do të japë kontributin e tij për një rezultat pozitiv të ekipit nga Reggio Emilia që mban vendin e 14-të me 11 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga