Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Futbolli shkodran në zi, përcillet në banesën e fundit tifozi besnik i Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli shkodran në zi, përcillet në banesën e fundit

Shkodra dhe veçanërisht futbolli shkodran është në zi. Sot i është dhënë lamtumira një prej tifozëve më të zjarrtë të këtij ekipi. Bëhet fjalë për Edmond Spatarin, i cili u nda nga jeta në moshën 55-vjeçare. Shkodrasport tregon se në funeralin e tij kanë qenë të pranishëm një numër i madh qytetarësh.

Nuk kanë munguar as kolegët e stadiumit që e kishin të vështirë ta pranonin se nuk do të kenë mes tyre një nga mbështetësit më të zjarrtë të këtij ekipi. I njohur ndryshe si Mondi, ai humbi jetën pas një beteje të gjatë me sëmundjen. Sipër arkëmortit është vendosur dhe fanela e Vllaznisë, që e shoqëroi drejt banesës së tij të fundit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga