Drejtori i Përgjithshëm i skuadrës së Fiorentinës, Joe Barone, ka ndërruar jetë. Barone mbyll kështu sytë njëherë e përgjithmonë në moshën 57-vjeçare. Lajmin për vdekjen e drejtorit të përgjithshëm, e ka bërë të ditur vetë klubi italian me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të jashtëzakonshëm, Fiorentina sot humbet pankinën, një figurë që shënoi historinë e fundit të klubit dhe nuk do të harrohet kurrë. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas sëmundjes së ndodhur të dielën, ka ndërruar jetë sot në spitalin “San Raffaele” të Milanos.”
Kujtojmë që Barone u dërgua në spital të dielën, duke sjellë dhe shtyrjen e ndeshjes së kampionatit, të cilën Fiorentina e kishte planifikuar ta luante përballë Atalantës. Ai u sëmur në hotelin ku qëndronte ekipi, pak minuta para se sfida të startonte.
Barone luajti një rol mjaft të rëndësishëm në klubin vjollcë, pasi ishte krahu i djathtë i presidentit të Fiorentinës, Commisso, që kur miliarederi me origjionë italiane e bleu klubin në vitin 2019.