
Futbolli italian është zgjuar me një lajm të trishtë teksa ish-futbollisti i Interit dhe i Kombëtares Italiane, Sergio Brighenti ka ndërruar jetë. Vetë familjarët kanë bërë publike lajmin trishtues dhe sqarojnë për publikun se Brighenti vuajti nga një sëmundje e papritur që e kishte kapur dhe nuk ja ka dalë dot të fitojë këtë “ndeshje”.
Brighenti ka qenë një sulmues i njohur në futbollin italian teksa me Interin ka fituar 2 tituj kampion në vitet ’53 dhe ’54. I ndjeri njihet edhe si futbollisti i parë italian që i ka shënuar Anglisë në Wembley në fitoren e Axurreve, 2-0 në 6 maj të vitit 1959.

Como ka bërë blerjen e parë përfundimtare në këtë merkato vere. Është Alex Valle që është bërë përfundimisht lojtari i liqenorëve italianë duke u larguar nga Barcelona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Como përmes një postimi në faqen zyrtare. Alex Valle i cili u huazua vitin e kaluar nga Barcelona tek italianët, është transferuar përfundimisht tek këta të fundit.
Nga shitja e mbrojtësit 20-vjeçar, katalanasit kanë përfituar 6 milionë euro. Alex Valle ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Comon deri në fund të qershorit të 2029.
View this post on Instagram