Fundi i sezonit veror dhe humbja në ‘Air Albania’, koment epik nga klubi i Lushnjes: Përcollëm edhe turistët e fundit çek
Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria dhe Çekia kanë patur një marrëdhënie të ngushtë vitet e fundit si në aspektin ekonomiko-politik edhe në atë sportiv. Dy sezonet e fundit verore kanë parë një dyndje masive të turistëve çek në plazhet shqiptare ndërsa në futboll zhvilluam 2 ndeshje tepër të rëndësishme në kualifikueset për Euro 2024.
Shqipëria mposhti së fundmi rivalët çek me rezultatin e thellë 3-0 dhe po bën gati valixhet për fazën e grupeve të Europianit në Gjermani. Mes shumë urimeve për arritjen e Kombëtares, është klubi i Lushnjes që bën një koment epik.
“Sapo përcollëm edhe turistët e fundit çek nga Shqipëria. Drejt Gjermanisë…”, shkruan klubi në postimin e tyre duke iu referuar mbylljes së sezonit veror dhe fitores në ‘Air Albania’.