
Marek Hamshik nuk do të jetë me pjesë e Napolit. Është ky lajmi i bujshëm që raporton "Sky Sport" pasi mesfushori do të largohet në kampionatin kinez te skuadra e Dalian Jifang dhe operacioni prite të zyrtarizohet në orët në vazhdim. Marek Hamshik zbarkoi në Napoli në vitin 2007 pasi u ble për një shifër rreth 5 milionë euro. Mesfushori sllovak u kthye në një legjend dhe idhull për tifozerin napolitane pasi refuzoj të gjitha ofertat e tij vetëm për t'i qendruar besnik skuadrës së tij.
Tashmë 12 vite më vonë është koha që Hamshik t'i thotë "lamtumirë" Napolit pasi do të vazhdoi karrierën në Kinë. Hamshik është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 121 gola duke kaluar edhe legjendën Maradona. Një tjetër rekord është ai i prezencave në fushën e lojës, sllovaku me sfidën e sotme numëron 519-të të tilla duke u bërë lojtari me më shumë prezenca nga skuadra napolitane. Tashmë është momenti që Napoli dhe tifozët napolitan të "përshëndeten" me legjenden e tyre.