
FSHF ka bërë zyrtare axhendën e finales së Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja Skënderbeu-Tirana, që do të përcaktojë ekipin fitues në këtë kompeticion për sezonin 2016-2017 do të luhet më 31 maj në orën 19:00 në stadiumin "Elbasan Arena".
Finalja e Kupës së Shqipërisë korrespondon fiks 4 ditë pas përfundimit të javës së fundit të Superligës.
Një ndeshje e cila mund të varet edhe nga humori i dy skuadrave finaliste, ku Skënderbeu synon titullin kampion, ndërsa Tirana mbijetesën dhe do të shihet nëse do t'ia arrijnë me sukses të plotësojnë objektivat e tyre.
Poll