Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

FSHF uron “Fanatics” për ditëlindjen e 11-të, tifozi bën ironi: Vendosni ndonjë gjobë…

Shkruar nga NEWSPORT

“Tirona Fanatics” feston sot 11-vjetorin e krijimit, ndërsa FSHF përmes faqes zyrtare në Facebook ka uruar tifo-grupin bardheblu.

Përmes postimit në rrjetin social, institucioni drejtues i futbollit shqiptar, përveç urimit ka shtuar edhe një kompliment për tifozërinë e Tiranës.

Por, nuk ka munguar as ironia e një tifozi bardheblu, i cili komentonte në postimin e FSHF-së në Facebook: “Vendosni gjobë tani me arsyetimin e përvjetorit”.

Një koment që ka lidhet me dënimet e shumta që FSHF ka dhënë në drejtim të klubit të Tiranës dhe jo vetëm, me arsyetimin për sjellje të gabuar të tifozëve, qoftë për ofendime në shkallët e stadiumit, apo dhe për hedhje të mjeteve pirroteknike.

fshf

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu