Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF Sunday League/ Mposht në finale Ju Ar Plast, Gaia Triumph fiton Kupën “Oktapus”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF Sunday League/ Mposht në finale Ju Ar Plast, Gaia Triumph fiton

Gaia Triumph triumfoi në finalen e Kupa Oktapus pasi mposhti ekipin Ju Ar Plast me rezultatin e thellë 5-1. Skuadra e Gaia Triumph bëri gjithçka mirë në finale, dominoi kundërshtarin dhe në fund siguroi trofeun e Kupa Oktapus.

Ndeshja nisi më mirë për skuadrën Ju Ar Plast, pasi gjetën të parët rrugën e rrjetës, megjithatë Gaia Triumph ja doli mbanë të rikthente gjithçka në favorin e vet, për të siguruar më pas trofeun.

Në përfundim të finales u zhvillua edhe ceremonia e rastit, ku i pranishëm ishte specialisti i Futbollit Amator në FSHF, Igli Mumajesi, i cili i dorëzoi ekipit fitues medaljet dhe trofeun e Kupa Oktapus.

Sot në mbrëmje do të luhet edhe finalja e Kupës Kategoria e Dytë, ku do të përballen Elso dhe Musa. Kjo sfidë do të zhvillohet në ora 21:00, në kompleksin “Miq për jetë” në Tiranë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga