
Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, që organizohet nga FSHF, ka mbyllur javën e tetë mes spektaklit dhe golave të shumtë. Gjithsej në të dyja grupet u realizuan 81 gola.
Në grupin A, skuadra e ATS vijon ecurinë e rezultateve pozitive. Këtë javë siguruan fitoren e pestë radhazi duke mundur skuadrën e Vila – L me rezultatin e thellë 0-5 dhe vijojnë të kryesojnë në Grupin A me 20 pikë.
Menjëherë pas tyre vjen skuadra e IMMI, me 19 pikë në vendin e dytë. Këtë javë skuadra e IMMI mposhti Hidro Alfan me rezultatin 0-3. Më tej në grupin A, skuadrat e Primo MFC, Barrikada, FB Passion, Dymbëdhjeta dhe Vatër fituan kundër kundërshtarëve të tyre. I vetmi barazim në Grupin A u regjistrua në ndeshjen FC Luminesen – Elso që përfundoi 2-2.
Në Grupin B, skuadra e Dajtit regjistroi triumfin e radhës kundër FC Parkut me rezultatin e thellë 7-2 dhe udhëheqin grupin me 24 pikë. Gara në distancë vijon të jetë me Kastriotët që këtë javë fituan ndaj skuadrës Antigonean me rezultatin 3-1. Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 21 pikë, tre më pak se kryesuesit e Dajtit.
Në sfidat e tjera të grupit, skuadrat e Albamer, Al Ar, Ja Ar Plast, North Gate fituan në sfidat e tyre, ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Friends Team – Coca Cola Tepelena 1-1 dhe Big – Bite – FC Confucius 1-1.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së tetë të kampionatit të futbollit amator 9×9:
GRUPI A
Vila – L – ATS 0-5
MD – Barrikada 1-2
Hidro Alfa – IMMI 0-3
Primo MFC – Panthers Shkodër 6-1
FC Illyrian Eagles – FB Passion 1-3
FC Luminesen – Elso 2-2
Ferraj FC – Dymbëdhjeta 3-6
Vatër – Legjendat 9×9 9-0
GRUPI B
Roamel – Albamer 1-4
Friends Team – Coca Cola Tepelena 1-1
Al Ar – Futura Dent 2-0
Antigonean – Kastriotët 1-3
FC Musa – Ja Ar Plast 1-5
Big-Bite – FC Confucius 1-1
North Gate – Gaia Triumph 4-3
FC Parku – FC Dajti 2-7