Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF Sunday League / Java e 6-të nuk sjell surpriza, pretendentët ruajnë pozitat në renditje

Shkruar nga NEWSPORT
Janë luajtur javën që lamë pas edhe ndeshjet e javës së 6-të në kampionatin e futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në zonën e Tiranës i organizuar nga FSHF me ndeshjet që kanë prodhuar gola dhe spektakël si zakonisht në këtë kompeticion mjaft të dashur e popullor për futbolldashësit. Në Grupin A, edhe këtë javë vazhdojnë të ruajnë rekordin e fitoreve dy skuadra: Prestige MFC triumfoi 4-1 ndaj North Gate, duke ruajtur vendin e parë me 18 pikë dhe me golavarazh më të mirë se Panthers Shkodër, që ana tjetër mposhti me rezultatin 2-0 ndaj Ferraj FC dhe po po 18 pikë në këto gjashtë javë. Në vendin e trete renditet KKD me 15 pikë, që mundi Futra Dent 4-2, e ndjekur në vendin e katërt me 13 pikë nga Roamel që këtë javë u ndal në barazim 2-2 nga FC Dussel. Pikërisht kjo e fundit  vjen në vendin e pestë me 12 pikë, njësoj si MD që gjithashtu barazoi 2-2 me BTL. Pas tyre në renditje vijnë Pastaria e VILA-L MFC me 9 pikë, ndërsa Coca Cola Tepelena ka gjetur fitoren e parë sezonale, pasi mposhti 3-2 FB PASSION. Në Grupin B, në vendin e parë me 15 pikë mbetet ATS, ndonëse ka një ndeshje më pak, me pikë të barabartë me DAJTIN që fitoi 2-1 me Barrikadën. Ndjekin në renditje katër skuadra me pikë të barabarta e më konkretisht NOVA, Kastriotët, Hidro Alfa dhe Al Ar me nga 13 pikë secila. NOVA fitoi 3-2 me Friends Team, ndërsa Kastriotët mundën minimalisht 1-0 rivalët e IMMI. Hidro Alfa mposhti pastër 3-0 Enco Al, kurse Al Ar gjeti suksesin 2-0 me FC Confucius. IMMI dhe Security OKTAPUS kompletojnë tetë vendet e parë në renditje. Ndeshje për t’u përmendur edhe ajo mes RAFIFFESEN BANK dhe HOMELAND PATRIOTS, që përfundoi me triumfin 6-2 të miqve. Më poshtë edhe rezultatet e javës së gjashtë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

FSHF Sunday League Albania

Java e 6-të

Grupi A

KKD 4 – 2 Futura Dent

North Gate 2 – 4 Prestige MFC team

ANTIGONEAN 1 – 0 Pastaria

COCA COLA TEPELENA 3 – 2 FB PASSION

ALBAMER 3–0 JATA MARKET

JU AR PLAST 1–1 VILA-L MFC

Ferraj FC 0–2 Panthers Shkoder

BTL 2–2 MD

ROAMEL 2–2 FC Dussel

Renditja e Grupit A:

Grupi B

 RAIFFEISEN BANK 2 – 6 HOMELAND PATRIOTS

Friends Team 2 – 3 NOVA

Barrikada 1 – 2 DAJTI

Enco Al 0 – 3 Hidro Alfa

PRIMO MFC 1 – 0 SECURITY OKTAPUS

Kastriotët 1 – 0 IMMI

ECO EMPIRE 1 – 3 ELSO

FC Confucius 0 – 2 Al Ar

Renditja e Grupit B:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga