Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FSHF-ja i beson Klasiken e Shqipërisë arbitrit të FIFA-s, një shkodran gjykon në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF-ja i beson Klasiken e Shqipërisë arbitrit të FIFA-s,

Në orën 17:00 do të luhen dy superndeshje në Superiore. E gjithë vëmendja do të jetë në Durrës dhe Shkodër.

Në “Niko Dovana” do të sfidohen Teuta dhe Erzeni. Një “finale” mbijetese për të dyja ekipet që do të kërkojnë doemos edhe 3 pikët në derbin mes tyre.

Ndërkohë në “Loro Boriçi” do të luhet Klasikja e Shqipërisë. Ndeshja vitrinë e futbollit shqiptar vë përballë njëra-tjetrës Vllazninë dhe Tiranën në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar dhe spektakël si në fushën e lojës ashtu edhe në shkallët e stadiumit.

Për këto dy duele janë zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Në Durrës do të gjykojë Indrit Myrtja, teksa Klasikja e Shqipërisë i është besuar Enea Jorgjit.

Ndeshjet dhe emrat e gjyqtarëve:

Teuta-Erzeni

Gjyqtar: Indrit Myrtja

Asistentë: Egin Doda, Ani Koçiaj

Arbitër i 4: Klodian Prenga

VAR: Olsid Ferataj

AVAR: Nuri Rrapaj

 

Vllaznia-Tirana

Gjyqtar: Enea Jorgji

Asistentë: Denis Rexha, Ridiger Çokaj

Arbitër i 4: Dorjan Maletaj

VAR: Kreshnik Barjamaj

AVAR: Albert Doda

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga