
Italia do të luajë sonte kundër Maqedonisë së Veriut, ndeshje e vlefshme për kualifikueset EURO 2024. Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Tose Proeski Arena” që me sa duket nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.
Delegacioni është udhëhequr nga Luçiano Spalleti të cilët kanë vizituar fushën e këtij impianti. Ata kanë pasur rezerva për gjendjen e tapetit që nga fotot duket me gropa të vogla.
Pikërisht kjo mund të pengojë italianët të japin maksimumin e tyre, të cilët kanë kujtime të hidhura nga kjo përfaqësuese që e la jashtë Kupës së Botës. Ndeshja Maqedoni e Veriut – Itali është programuar të zhvillohet sot në orën 20:45.
Poll