
Frank Lampard është një nga mesfushorët më të mirë të 20 viteve të fundit në futbolli. Anglezi i cili u aktivizua te Chelsea për pjesën më të madhe të karrirës së tij ku arriti të fitonte gjithçka me blutë prej 2 vitesh është tërhequr nga futbolli i luajtur. Por në orët e fundit ai është rikthyer Botës së këtij sporti, por tashmë në rolin e trajnerit.
Lampard është emëruar në krye të klubit të njohur anglez të Derby County. Skuadra që militon në Championship dhe që ishte pranë ngjitjes në Premier League këtë sezon ia ka besuar drejtimin ish-mesfushorit të njohur. Për Lampard kjo është puna e parë si një trajner futbolli dhe hapja e një etape të re në karrierën e tij sportive.
Poll