Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FOTO+VIDEO/ Luajnë finalen për Superligën, tifozët e Lushnjes motivojnë ekipin me ish-trajnerin e tyre, kampionin e Botës me Argjentinën

Shkruar nga NEWSPORT

Lushnja dhe Bylis do të përballen në fundjavë në sfidën e fundit të këtij sezoni të Kategorisë së Parë.

Dy ekipet rivale për t'u ngjitur në Superligë do kenë në dispozicion 90 minuta për të arritur objektivin e tyre.

Ndërkohë që përgatitjet kanë nisur nga të dyja kampet për këtë sfidë, ankthi dhe emocionet janë prezente dhe mëse normale edhe te tifozët e Lushnjes dhe Bylisit.

Në një nga faqet e Facebook-ut të tifozëve të Lushnjes është postuar një foto e ish-kapionit të Botës me Argjentinën, Mario Kempes në kohën kur ai drejtonte skuadrën myzeqare.

"Me Mario Kempesin bëmë shoë botëror",shkruhet në faqen e tifozëve të Lushnjes në Facebook.

Një foto nostalgji, që mund t'i shërbejë edhe për motivim lojtarëve myzeqarë përpara finales kundër Bylisit që do të luhet këtë fundjavë.

Mario Kempes u prezantua si trajner i Lushnjes në vitin 1996 me një pagë vjetore të padëgjuar për realitetin e futbollit shqiptar.

Plot 350 mijë euro në sezon do të përfitonte ish-kampioni i Botës me Argjentinën,  Mario Kempes, në stolin e skuadrës së Lushnjes.

Por, ai qëndroi vetëm pak ndeshje në krye të bankinës së ekipit myzeqar, sepse fundi i sistemit ekonomik piramidal në Shqipëri bëri që Kempes dhe shumë lojtarë të tjerë të huaj të largoheshin para kohe dhe të linin përgjysmë ëndrrën e tifozëve të Lushnjes për të parë ekipin e tyre kampion./ NEWSPORT.AL

[caption id="attachment_108305" align="alignnone" width="486"] Postimi i bere nga tifozet e Lushnjes ne Facebook[/caption]

-Momenti kur Mario Kempes vjen në Shqipëri dhe prezantohet si trajneri i Lushnjes

https://www.youtube.com/watch?v=K3S8E5NTSCY

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga