Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani duket se ka një tjetër pasion. Në rrjetet e tij sociale, Bezhani ka publikuar një foto nga pushimet në bregdet, teksa shihet majë një kali. Largimi nga KOKSH dhe koha e lirë kanë bërë që Bezhani të provojë një sport të ri, atë të hipizmit.
Për shumë vite Bezhani ka mbajtur postin e rëndësishëm në KOKSH, teksa pak javë më parë nuk ishte në garë për kreun e këtij institucioni, teksa u zgjodh president Fidel Ylli.
