Fidan Aliti do jetë lojtar i Zurich dhe për 3 vitet në vazhdim. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës ka rinovuar deri në vitin 2025, pasi u shpall kampion në Superligën zviceriane. Aliti ja doli të fitojë besimin e klubit për të vazhduar më tej bashkëpunimin.
Sezon mjaft pozitiv ky për 28- vjeçarin që u bashkua me klubin në verë, për të qenë titullar i padiskutueshëm në kampionat. Aliti arriti të shënojë dhe 2 herë e të jap 1 asist gjatë 33 paraqitjeve të tij. Kujtojmë se mbrojtësi i qendrës është grumbulluar nga Kosova për ndeshjet e qershorit.

Poll