Eneo Bitri ka mbërritur në Çeki. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare u largua nga Partizani në këtë merkato dimri për t’u transferuar te Ostrava në kampionatin çek. Ditën e djeshme, shtatlarti la kryeqytetin për të fluturuar drejt aventurës së re.
Sot, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon qytetin e skuadrës që do të luajë. Pritet me interes të shihet se si do të jetë kjo aventurë e re e Bitrit, i cili largohet për të dytën herë nga Partizani.
Kujtojmë që ai ishte pjesë të kuqve dy sezone më parë, për të vijuar një aventurë të shkurtër te Astana dhe më pas u rikthye sërish në kryeqytet. Paraqitjet pozitive me Partizanin e katapultuan drejt Çekisë, skuadër që pritet të japë maksimumin, në mënyrë që të ftohet sërish në Kombëtare.
[caption id="attachment_677170" align="alignnone" width="592"] Postimi i Bitrit[/caption]