Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Tjetër fushë sportive, Lorik CANA gëzon fëmijët me kontributin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT

Aktiviteti sportiv është shumë i rëndësishëm për një shëndet më të mirë, por kjo ka edhe më shumë rëndësi në momentin kur ushtrimi i tij fillon që në një moshë të vogël.

Ditën e sotme, në Bashkinë Kamëz është shtuar një fushë multifunksionale për fëmijët, në zonën e Laknasit.

Për t'i dhënë më shumë ngjyra sportive, i pranishëm ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, që me fondacionin "Lorik Cana 5", ka dhënë edhe kontributin për ndërtimin e kësaj fushe, thuhet në faqen e Kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli. Gjithashtu, një kontribut e ka dhënë edhe qeveria hungareze.

Gjithçka duket se ka shkuar mirë, me Canën që ndodhet me Kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Sulin, por edhe me Ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Aktiviteti ka vijuar sipas planit, por jo edhe aq sa i përket kushteve atmosferike, sepse reshjet e shiut i kanë lagur të pranishmit, që gjithsesi nuk kanë nguruar për ta vazhduar aktivitetin e kësaj dite.

Lorik Cana, prej shumë kohësh, si kapiteni i ngjyrave kuqezi, padyshim është një shembull edhe nga të rinjtë, apo fëmijët e vegjël, që ndjekin ëndrrën për t'u bërë një futbollist i suksesshëm. Ambicia për të arritur suksesin, dëshira e madhe për futbollin dhe pasioni për ngjyrat e flamurit, bëjnë që në sytë e fëmijëve të shtohet edhe më shumë motivi për ta dashur sportin, akoma më shumë atë më të bukurin në botë, futbollin.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga