Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Tifozëve kryeqytetas s'u bën derman as impianti modern, thyhen stolat në "Air Albania Stadium"

Shkruar nga NEWSPORT

Të luash dhe të shohësh ndeshjen në një impiant si "Air Albania Stadium" padyshim që tashmë është luks i madh. Mirëpo ajo që ka ndodhur në derbin e djeshëm mes Partizanit dhe Tiranës sigurisht që duhet dënuar me forcë.

Në përfundim të takimit, që u mbyll me shifrat 1-2, tifozëritë e dy skuadrave kanë thyer disa stola në tribunat përkatëse që qëndronin. Pas golit të shënuar nga Uinful Kobinah, mbështetësit e kuq s'përmbahen nga nervat dhe hedhin copat e stolave në fushë.

Nga krahu tjetër, tifozët bardheblu prej gëzimit thyejn disa ulëse copat e të cilave përfundojnë ngjitur me portën e mbrojtur nga Ilion Lika. Newsport.al ka siguruar dy foto nga tribunat përkatëse që mund t'i shihni më poshtë.

Stolat e thyer nga ana e tifozërisë bardheblu

Stolat nga krahu i tifozëve të Partizanit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga