Ditën e premte në orën 19:00, stadiumi "Air Albania" do të mirëpresë derbin e kryeqytetit, Partizani - Tirana. Rivaliteti i dy ekipeve bën që sfida të jetë gjithmonë e nxehtë dhe të prodhoj emocione në kryeqytet. Derbi gjithashtu është një nga reklamat më të mira të futbollit shqiptar, ku tifozët e të dyja klubeve dhurojnë spektakël në tribuna.
Teksa klubi i Partizanit pak më parë ka njoftuar për fillimin e shitjeve të biletave dhe çmimin e tyre, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shpërndarë në rrejtin e tij social posterin e derbit. Padyshim që vëmendje për ndeshjen e të premtes është e madhe nga të gjithë zyrtarët në vend.

Galeria fotografike ()
Poll