Baseli ka marrë një tjetër humbje në kampionat, ku skuadra e Luzernit e ka fituar me shifrat 3-2. Një humbje që nuk ka kaluar pa tensione, pasi për Baselin është disfatas e tretë rresht dhe mesfushorin shqiptarë nuk e kan ëmbajtur nervbat.
Taulanta Xhaka është përplasur me kapitenin e ekipit të tij, Fabian Frei. Është dashur ndërhyrja e shokëve të ekipit për të shmangur edhe përplasjen fizike mes tyre.
Sikur mos të mjaftonte përplasja e dy kapitenëve të Baselit në fushë, ka ardhur edhe reagimi i Granit Xhakës në Instagram. Mesfushori i Arsenalit i cili është një tifoz i madh i Baselit ka shfryer në Instagram ndaj të gjithëve në një koment në faqen zyrtare të Baselit.
“Ekipi nuk mund të funksionojë. Të vetmit për të cilët më vjen keq janë tifozët. Ata ju mbështesin çdo javë dhe ky është shpërblimi? Ju duhet të keni turp për atë që ndodhi me klubin!!. E pabesueshme”, ka shkruar Xhaka.
Komentin e Granit Xhakës e kanë mirëpritur tifozët e Baselit të cilët janë të revoltuar me krizën e rezultateve që ndodhet skuadra. Gjithsesi shohim nëse trajneri Alex Frei do të marrë masa ndaj dy kapitenëve Fabian Frei e Taulant Xhakës për përplasjen e tyre në fushë.
[caption id="attachment_677965" align="alignnone" width="300"] Reagimi i Granit Xhakes ne postimin e Basel[/caption]