Federata Shqiptare e Volejbolli nëpërmjet një postimi n rrjetin social "Facebook" ka bërë me dije se nga datat 21-23 shtator në sallën e lojërave me dorë, "Feti Borova" do të luhet Kupa e Federatës, ku do të marrin pjesë 4 skuadrat më të mira të sezonit të kaluar, si për femra ashtu edhe për meshkuj.
"Federata Shqiptare e Volejbollit ju bën me dije se në datat 21-23 shtator, në sallën e lojërave me dorë "Feti Borova" pranë Tirana Olimpik Park, në kryeqytet, do të zhvillohet aktiviteti i parë sportiv i volejbollit për sezonin e ri sportiv 2018-2019, Kupa e Federatës. Në këtë aktivitet marrin pjesë 4 skuadrat më të mira të sezonit të kaluar, në një tjetër event mjaft të bukur dhe me rivalitet. FSHV ju uron suksese skuadrave pjesëmarrëse dhe ju fton të gjithëve për të ndjekur nga afër këtë aktivitet".