Juventusi do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Atalantës në orën 15:00. Një ndeshje e vështirë duke parë që skuadra zikaltër i ka shkaktuar jo pak herë probleme bardhezinjëve. Trajneri Sarri në konferencën për shtyp ditën e sotme u shpreh se Ronaldo me shumë mundësi nuk do të jetë në këtë ndeshje pasi vijon ende I dëmtuar.
Një lajm që vazhdon të çudisi tifozët pasi portugezi ishte në superformë me Kombëtaren e tij madje duke shënuar edhe gola. Lënia jashtë e tij duket si një dënim nga ana e klubit për verpin e bërë ndaj Milanit dy javë më parë. Juventusi ka bërë publike listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e nesërme dhe Ronaldo nuk është përfshirën në këtë listë duke qenë mungesa e madhe ndaj Atalantës. Gjithashtu nuk do të jenë të gatshëm dhe mesfushori Rabiot dhe mbrojtësi Alex Sandro.
