Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ “Rubrika Sportive” në TVSH, gjithë paneli me Partizanin, rastësi apo…?

Shkruar nga NEWSPORT

“Rubrika Sportive” nisi për këtë vit të ri kalendarik transmetimet ditën e djeshme. Emisioni sportiv që drejtohet nga moderatorja Hygerta Sako e që transmetohet në TVSH kishte të ftuar mbrëmë një panel pothuajse “të kuq”.

Përveç Fatmir Mënerit, gazetarit të njohur sportiv që është i deklaruar tifoz me Tiranën, të ftuarit e tjerë njihen si fansa të Partizanit. Si për rastësi, edhe në foton e shkrepur pas emisionit, duken të gjithë të ftuarit përfshi edhe moderatoren Hygerta Sako, por pa Mënerin. Kjo duke nisur nga Genci Tomorri, Drejtor i Përgjithshëm i të kuqve, Hasan Lika, ish-trajner i Partizanit, tifoz i deklaruar me 15 herë kampionët e vendit, Elton Marini, menaxher futbollistësh, kryesisht i fokusuar në transferimet e tij te Partizani, madje gjatë ditëve të fundit ka qenë edhe në hotelin e ekipit kryeqytetas në Antalia.

Gjithashtu, gazetari Fation Shehu, tifoz i Partizanit, njihet për marrëdhëniet miqësore me drejtuesit e kuq. Për ta mbyllur këtë “tablo” të fotos, edhe vetë moderatorja e emisionit “Rubrika Sportive”, Hygerta Sako e ka deklaruar se është tifoze e Partizanit.

PANELI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga