Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Rregullat vetëm për kampionatin shqiptar, biznesmeni i njohur zbret në fushë dhe mbush tribunën plot me tifozë

Shkruar nga NEWSPORT

Kategoria Superiore qysh prej 3 qershorit po vijon garën në fushë, pas ndalesës prej Pandemisë. Ndërsa në vendet fqinje janë rikthyer edhe tifozët, stadiumet shqiptare vijojnë të jenë të shkreta. Kjo gjë ndodh vetëm për kampionatin shqiptar, pasi e njëjta gjë nuk zbatohet në ligat amatore, apo kampionatet që zhvillohen në kryeqytet.

Në një ndeshje të zhvilluar dje në Football Republic, ku arbitër ishte Lorenc Jemini, shihet qartë tribuna e mbushur plot me sportdashës edhe pse sipas Qeverisë një gjë e tillë është e palejuar. Skuadra ku trajner është biznesmeni I njohur Fatmir Hysenbelliu, duket se ka mjaft tifozë, ndërsa tribuna plot bie ndesh me rregullat për kampionatin dhe futbollin profesionist në Shqipëri.

Tags:

Vendi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga