Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

FOTO/ Rrahman Hallaçi nostalgjik, trajneri i Ilirisë kujton kohën e kaluar te Partizani

Shkruar nga NEWSPORT

Rrahman Hallaçi është bërë nostalgjik përmes rrjeteve sociale. Trajneri aktual i Ilirisë së Fushë-Krujës ka kujtuar kohën, kur luante me Partizanin.

“Kujtime me Dr. Perli Rusin”, shkruan Hallaçi në foton e ndarë. Së bashku me Perli Rusin kanë qenë dhe pjesë e Kukësit, ndërsa mesa duket ruajnë akoma marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Hallaçi ka veshur fanellën e Partizanit, për pjesën më të madhe në karrierën e tij. Nga viti 2001 deri në 2009-ën, para se të luante dhe disa muaj në vitin e vështirë për të kuqtë, atë 2010.

Te Ilira e Fushë-Krujës, 40-vjeçari po kërkon ngjitjen në Kategorinë e Parë. Aktualisht klubi pozicionohet në vendin e tretë, me 5 pikë më pak se Valbona kryesuese.

[caption id="attachment_722627" align="alignnone" width="167"]Postimi i Rrahman Hallacit Postimi i Rrahman Hallacit[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga