Redon Xhixha është një ndër sulmuesit më të mirë që ka prodhuar futbolli shqiptar në vitet e fundit. Kurbinasi shkëlqeu në Superiore me Laçin dhe Tiranën duke fituar edhe çmimin prestigjoz “Topi i Artë” në sezonin e tij të fundit me bardheblutë.
Një djalë ‘flori’ siç e quajnë ata që e njohin nga afër, i cili shënonte gola me thasë në fushën e lojës, por një gol shumë të rëndësishëm duket se e ka realizuar edhe jashtë saj. Redoni nuk ka preferuar të bëjë publike jetën e tij private, por kësaj rradhe duket se nuk ka rezistuar.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka ndarë një foto me të dashurën e tij, e cila bëhet publike për herë të parë. Në një intervistë për Newsport.al ditën kur u transferua te Qarabag, pyetjes nëse preferon brune apo bionde, ai iu përgjigj me atë të parën. Ja që nuk paska gënjyer…
[caption id="attachment_709047" align="alignnone" width="520"] Redon Xhixha dhe e dashura e tij, ©Credits instagram.com/redon_xhixha9[/caption]