Ruben Loftus-Cheek do të jetë futbollisti më i ri i Milanit. Zyrtarizimi nga klubi është vetëm çështje kohe me kuqezintjë që kanë mbyllur akordin si me lojtarin ashtu edhe klubin e Chelseat.
Milani do të paguajë 16 milionë euro direkt në arkat e londinezëve ndërsa 4 të tjera do të jenë në formë bonusesh. Lojtari do të mbërrijë nëser në Milano për të kryer vizitat mjekësore përpara se të hedhë firmën në kontratë.
“Vulën” këtij transferimi ia vë sulmuesi i kuqezinjve, Rafael Leao. Portugezi ka komentuar, “Hajdeee”, në lajmin e gazetarit të njohur Fabrizio Romano për këtë transferim duke konfirmuar kështu afrimin e dytë të Milanit në merkato pas portierit Sportiello.
Poll