Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FOTO/ Presidenti i klubit shqiptar "inkurajon" lojtarin: Jeta na mësoi të mos dorëzohemi!

Shkruar nga NEWSPORT

Presidenti i klubit të Korabit, Femi Mziu i ka dhënë forcë dhe kurajo sulmuesit të skuadrës së tij Armend Murrja. Në një mesazh të postuar në Instagram, kreu i klubit dibran shpreson se tani që lojtari kaloi operacionin e vështirë, gjërat të marrin drejtimin e mbarë për atë dhe ekipin.

"Jeta na mësoi të presim dhe të jemi të duruar dhe të mos dorëzohemi. Të shpresojmë se ajo që vjen do të jetë më e mirë se ajo që kaloi!".

                                                                                                                                                  Postimi i Femi Mziut 

Korabi fitoi takimin e fundit miqësor për fazën përgatitore të nisjes së pjesës të dytë të sezonit në Kategorinë e Parë duke mposhtur me shifrat 2-0 Internacionalin. Tashmë skuadra dibrane renditet në vendin e katërt në grupin A të Kategorisë së Parë.

19-vjeçari Murrja dëmtoi ligamentin e gjurit të djathtë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dje në Itali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga